Fansat në Tiranë e presin me lule Bebe Rexhën [foto]

8 Shtator 2016 - 19:24      

Bebe Rexha ka mbërritur në Tiranë. Bukuroshja 27-vjeçare është pritur në aeroport edhe nga dhjetrëa fansa të cilët kanë pasur mundësi që të bëjnë foto me të.

27-vjeçarja do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë te premten në mbrëmje. Në një seri postimesh në Snapchat, ajo shprehet se e gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri, transmeton TCH.

Përmes fotove dhe videove, ajo është kujdesur që t’i tregojë të gjithë ndjekësve të saj se si po shkon udhëtimi. Gjatë një ndalese në Romë, ajo me bashkëpunëtorët e saj këndojnë edhe shqip, më saktë këngën “Xhixhile moj xhixhile”.

Bebe Rexha lindi në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...