8 Shtator 2016 - 14:42
Solo do të jetë kënga “Summer Luv”, të cilës sapo ia ka realizuar videoklipin. Me tekst të vet këngëtarit, ky projekt vjen shumë ritmik dhe Lindonin nuk e largon shumë nga stili që e karakterizon.
Klipi është xhiruar në Maqedoni nga produksioni Entermedia.
“Me një organizim paraprak dhe hulumtim të kujdesshëm të lokacioneve, ditën e xhirimit punët kanë shkuar rrjedhshëm, janë lidhur dy skenat dhe gjithçka ka përfunduar brenda një dite. Është një këngë shumë e veçantë për mua, pasi edhe puna rreth saj ka qenë e madhe”, është shprehur Lindoni për “Express Summer”.
Koordinator i këtij projekti ka qenë Adrian Gaxha, i cili gjithmonë është krah i djathtë i këngëtarit. Ky projekt aktualisht është në fazën e post produksionit dhe pritet të publikohet menjëherë pas përfundimit. Ky është projekti i dytë solo i Lindon Berishës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...