Personazhet publike që flasin hapur në intervista [video]

7 Shtator 2016 - 21:21      

Kemi folur në disa raste në “Express” për personazhet publike që mbajnë larg vëmendjes së mediave jetën e tyre private dhe nëpër intervista preferojnë të flasin vetëm për jetën profesionale.

E sot do të ndalemi tek ato personazhe, që këtë pjesë nuk e kanë problem dhe flasin pa hezitim edhe për jetën personale, por edhe të tjera gjëra për të cilat gazetarët interesohen. Kush janë disa nga këto personazhe, le ta shohim në vazhdim.

Të jesh person publik dhe ta mbash privatësinë larg vëmendjes mediale, është tejet e vështirë. Megjithëkëtë, disa prapëseprapë nuk ndalojnë, dhe bëjnë të pamundurën që privatësinë ta mbajnë për vete, gjersa pjesa tjetër duket se e ka kuptuar shumë mirë këtë pjesë për faktin se edhe ky është një lloj marketingu dhe luajnë mirë lojën. Kështu, nuk ngurrojnë t’i përgjigjen interesimit të gazetarëve kur bëhet fjalë edhe për jetën private. Edhe në shoubizin shqiptar, ka mjaft personazhe që flasin ‘pa dorëza’, madje edhe për gjëra shumë personale, dhe tema të tjera.

Mihrije Braha & Naim Abazi është çifti që lirshëm mund të themi së mban primatin në këtë drejtim. Mihrija dhe Naimi në fakt shumë shpesh kanë qenë pre e shkrimeve të shumta, shumë prej të cilave shpeshherë kanë raportuar edhe për ndarjen e tyre. Kjo nuk i ka penguar dhe kanë qenë vazhdimisht të gatshëm për t’u deklaruar atëherë kur interesimi i mediave ka qenë i madh.

Ndryshe, sa i përket këtij çifti, duhet cekur edhe faktin se është mjaft korrekt në raport me mediat dhe gazetarët dhe gjithmonë i gatshëm kur nevojitet prezenca e tyre. Lidhur me këtë, Braha e Abazi shpeshherë kanë deklaruar se kjo në disa raste edhe është keqpërdorur, por që gjithsesi ata nuk kanë ndryshuar dhe vazhdojnë ta kenë qasjen e njëjtë.

Teuta Krasniqi dhe Blero është një dyshe tjetër që nuk ngurronin të shpreheshin, të paktën në kohën kur lidhja e tyre ishte bërë publike, ashtu siç edhe kur martesa e tyre kishte marrë fund. Këngëtari në njërën anë, e aktorja në tjetrën vazhdonin të shfaqeshin nëpër intervista, duke treguar secili versionin e tyre për përfundimin e marrëdhënies së tyre. Me këtë ritëm, ata vazhduan madje edhe kur nisën lidhjet e tyre të reja. Ndërsa, ajo për çfarë u kritikuan shpesh Teuta dhe Blero ishte ekspozimi i tepërt i vajzës së tyre në media, kur flitej për ta.

Në këtë listë nuk ka se si të mungojë Big Mama. Lirshmëria e saj e madhe bën që edhe gazetarët kur ta kenë përballë atë, të mos ngurrojnë të bëjnë pyetje prej më të ndryshmeve, që prekin edhe shumë pjesë personale të saj. E çfarëdo pyetje, nuk ngurron t’i përgjigjet në mënyrën që di vetëm ajo.

Përveç pjesës private, personazhet publike shpesh përballen edhe me pyetje përmes të cilave dëshirohen të dihet opinioni i një personazhi të caktuar për dikë tjetër, po ashtu person publik. Kjo është një pjesë tjetër në të cilën shumë prej tyre ngurrojnë të përgjigjen. Por, ky nuk është problem për hip-hop artistin e njohur, MC Kresha. Edhe ky i fundit është shumë i drejtpërdrejtë dhe i gatshëm t’i përgjigjet çdolloj provokimi.

Duke pasur parasysh vitet e shumta në skenë dhe zhvillimet e saj në jetën e saj private, edhe Adelina Ismaili është përballur me interesimin tejet të madh të mediave. Dhe këngëtarja e njohur nëse jo çdoherë, gjithsesi në shumë raste ka qenë e hapur dhe ka treguar detaje nga privatësia e saj. Madje, Adelina nuk ka hezituar të flasë edhe me emra konkretë, atëherë kur ka qenë aktuale ndonjë çështje e caktuar.

Shyhrete Behluli, Ramadan Krasniqi – Dani, Genta Ismajli, Ilir Berani
e Valdrin Sahiti janë disa emra të tjerë, të cilët i shohim nëpër intervista shumë të relaksuar dhe me disponim, pasi nuk e kanë problem të flasin për çdo temë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...