Bella Hadid shpallet “Modelja e Vitit” [foto]

7 Shtator 2016 - 12:58      

Ajo është një imazh i dashur i modës, e cila ka pozuar për fushata të shumta këtë vit dhe Bella Hadid ka vërtetuar statusin e saj teksa ka rrëmbyer çmimin “Modelja e Vitit” në ceremoninë e “GQ”, organizuar mbrëmjen e së martës.

Modelja 19-vjeçare, e cila dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë, është shprehur se ishte gati të pësonte një atak në zemër në momentin që është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e fituar.

“Kjo është e mrekullueshme. Kam punuar vërtet shumë dhe është shumë e rëndësishme të vlerësohesh për punën tënde”, ka thënë Hadid, transmeton tch, në momentin e marrjes së çmimit, e cila gjithashtu bëri një dedikim prekës për nënën e saj Yolanda Foster, e diagnostikuar me sëmundjen e “Lyme” që prej 2012.

“Kjo është hera e parë, pas 4 vitesh, që nëna ime del nga krevati i saj, rregullon flokët dhe vendos makijazh. Jam shumë e lumtur që ajo është këtu sot”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...