Bebe Rexha tregon detaje për albumin e parë

7 Shtator 2016 - 11:09      

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bleta Rexha, e cila në skenë ndërkombëtare njihet si Bebe Rexha filloi karrierën e saj si kantautore për hite botërore si “Under You” nga Nick Jonas, dhe “Monster” nga Eminem e Rihanna.

Përveç se shkruan këngë, dy vjetët e fundit ajo edhe këndoi disa prej hiteve të njohura ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Hashtag Legend”, ka dhënë shumë detaje për krijimtarinë e saj, dhe ndër to edhe informata rreth albumit të saj që është në realizim e sipër, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së. Ajo tha se “In The Name Of Love”, bashkëpunim ky me Martin Garrix, mund të jetë pjesë e albumit të saj që vjen.

Albumi që pritet në vjeshtë nga Bebe është cilësuar të ketë tingull modern dhe instrumentale ritmike. Tematika që dominon në album do të jenë këngë të sinqerta dashurie, për lëndimin dhe ngritjen shpirtërore. E pyetur rreth këngës, që ajo e cilëson më të veçantë në album, kantautorja është përgjigjur me “Gateway Drugs”.

“Bëhet fjalë për një situatë të jetës reale. Tingëllon sikur të ketë për temë drogën, por në fakt ka të bëjë me të kaluarën time; dikë që e kam dashur dhe nuk është më në jetën time. Më pëlqen si tingëllon. Produksioni është shumë i mirë dhe më rikujton kohën e Timbaland”, ka shpjeguar ajo këngën “Gateway Drug”.

Sipas intervistës të dhënë nga vetë Bebe Rexha, albumi i saj pritet të debutojë në vjeshtë të këtij viti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...