Jessie J fiton gjyqin ndaj akuzës për vjedhje të melodisë së hitit të saj [video]

4 Shtator 2016 - 14:08      

Mbrojtja e këngëtares së famshme britanike, Jessie J, ka bindur Gjykatën e Nëntë të Qarkut në SHBA se pretendimi i një këngëtari kalifornian për vjedhjen e melodisë së hitit të saj të vitit 2011, “Domino”, nuk është i vërtetë.

Gjykata e Nëntë e Qarkut në SHBA thotë se këngëtari nga Kalifornia, Will Loomis, nuk ka arritur të vërtetojë që Jessie J, Dr. Luke dhe tekst-shkruesit e tjerë të këngës “Domino” kanë pasur qasje në hitin e tij të vitit 2008, “Bright Red Chords”, si dhe se të drejtat autoriale të tij nuk janë shkelur.

Beteja ligjore ka nisur më 2012, kur Will Loomis paditi këngëtaren britanike Jessica Cornish, e njohur si Jessie J, së bashku me grupin “Universal Music Group”, transmeton Koha.net. Ai pohoi se hiti “Domino” i këngëtares ka kopjuar melodinë vokale nga kënga e tij “Bright Red Chords”.

Megjithatë, gjykatësi Richard Clifton ka thënë se Loomis nuk ka prova të mjaftueshme në mënyrë që ky rast të trajtohet në gjyq.

Shikoni hitin e Jessie J, “Domino”:

Shikoni këngën e Will Loomis, “Bright Red Chords”:

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...