Dokumentari i Dua Lipës

1 Shtator 2016 - 21:08      

Këngëtarja shqiptare që jeton në Britani të madhe Dua Lipa, do që të depërtojë thellë edhe në Amerikë.

Ajo për këtë synim ka folur në dokumentarin, të cilin e ka realizuar producentja kryesore e organizatës mediale NPR, Mito Habe-Evans.

Pas lansimit të suksesshëm të pesë këngëve single, albumi i Dua Lipës pritet të debutojë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Përveç sukseseve të këngëve në karrierën e hershme, ajo ka performuar në koncerte të ndryshme, përfshirë këtu edhe trojet shqiptare ku vijuan dhjetëra -mijëra adhurues.

Dua gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me programe të njohura televizive, si performancat live në BBC, dhe pjesëmarrjen në “The Tonight Show”, të udhëhequr nga Jimmy Fallon. Me minutat që iu ofruan në emisionin amerikan të orëve të vona, ajo pati mundësinë ta tregojë veten para një publiku të gjerë, një shtysë e madhe për Lipën.

Në episodin më të ri të dokumentarëve muzikorë të organizatës mediale NPR, Dua Lipa u takua me gazetarin Jason King mëngjesin para se të performojë në “The Tonight Show” në New York. Këtu ajo jep një shpjegim shumë personal për mënyrën si u rrit, si e zhvilloi stilin e saj muzikor, dhe faktin se është e lindur për të qenë pop-yll.

“E ndiej tani që e di saktësisht çka dua, pasi që kam punuar me njerëz të ndryshëm, gjithashtu kam lirshmëri më të madhe në krijim, sepse e di ku ta gjej inspirimin. E di saktësisht çka dua nga një sesion muzikor, ndihem që tani jam e rritur. E dua ndjenjën kur performoj, kur shoh turmën dhe njerëzit që i dinë këngët e mia. Kjo do të thotë shumë për mua, sidomos kaq herët në karrierën time. Janë të gjithë shumë të mirë. Ndihem që kurrë nuk kam pasur kaq shumë miq”, ka thënë ajo për dokumentarin e NPR.

Në lidhje me të lartpërmendurat, ajo shpreh pse depërtimi saj në Shtetet e Bashkuara është i rëndësishëm për të.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...