Modelet më të paguara të vitit 2016

1 Shtator 2016 - 16:10      

Modelja braziliane Giesele Bundchen është radhitur në vend të parë në listën e modeleve më të paguara të vitit nga revista “Forbes”.

Me fitime prej 30.5 milionë dollarësh, 35 vjeçja ka vazhduar të mbajë vendin e parë në këtë listë që nga viti 2002 kryeson falë kontratave të saj me Chaneliin, Carolina Herreran dhe Pantene. Shpirti i saj sipërmarrës gjithashtu ka shtuar në të ardhurat e saj edhe fitimet nga kompania e të brendshmeve dhe produkteve të lëkurës që posedon ajo. Në vitin 2015 Bundchen u pensionua nga pasarelat e modës pas 20 vjetësh karrierë.

E dyta në listë me 10.5 milionë fitime është radhitur modelja po ashtu me origjinë nga Brazili Adriana Lima. Fitimet e saj nga Victoria’s Secret dhe po ashtu kontratat me kompaninë Maybelline e kanë listuar atë të dytën.

Vendin e tretë e ndajnë modelet e famshme Kendall Jenner dhe Karlie Kloss me 10 milionë secila. Kendall Jenner e cila është pjesë e perandorisë Kardashian, ka rritur të ardhurat e saj 150 për qind më shumë këtë vit se sa vitin e kaluar falë partneritetit me kompanitë Estee Lauder dhe Calvin Klerin.

Po ashtu edhe Kloss ka dyfishuar të ardhurat nga viti i kaluar, duke u cilësuar nga revista Forbes si modelja e cila bën më së shumti kampanja në krahasim më modelet e tjera në listë.

E re në këtë listë të krijuar nga Forbes është e preferuara e rrjeteve sociale Gigi Hadid. Me rreth 22 milionë ndjekës në Instagram revista “Forbes” tha se kompanitë si Maybelline dhe Tommy Hilfiger janë të etur të paguajnë modelen Hadid, për të rritur klientelën e tyre.

Modelet po ashtu të famshme Cara Delevigne dhe Rosie Hutington – Whitley vazhdojnë të fitojnë para jashtë industrisë së modës. Karriera në aktrime e modeles Delevigne e radhit atë në vendin e 7-të të listës së modeleve më të paguara me 7 milionë dollarë të fituara, ndërsa Rose Hutington – Whitley ka ndarë vendin e 5-të me modelen Gigi Hadid me 9 milionë dollarë fitime.

Modelja britanike Kate Moss këtë vit është radhitur e 13-a, me 5 milionë dollarë të përfituara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...