Çiftet e reja të Hollywoodit

1 Shtator 2016 - 12:00      

Këngëtarja shqiptare që jeton në Britani të Madhe Rita Ora, është e njohur për lidhjet e saj të shpeshta të dashurisë. Kjo e fundit me ngasësin e makinave sportive Lewis Hamilton nisi në fillim të sezonit të nxehtë dhe përflitet se ende vazhdon.

Këngëtarja Rihanna ka qenë zyrtarisht “single” për një kohë mjaft të gjatë, derisa u shfaq publikisht me këngëtarin kanadez Drake gjatë kohës kur bashkëpunuan për mega-hitin “Work”. Ata kanë pasur edhe bashkëpunime të tjera më parë, në klipet e së cilave shihen mjaft të afërt. Në mbrëmjen e Video Music Awards 2016, Drake deklaroi se ka qenë i dashuruar afër një dekadë me këngëtaren nga Barbadosi.

Dyshja gjatë këtij viti po që ka përmbushur fantazitë e adhuruesve.

Romancat e dështuara të pop yllit Taylor Swift janë bërë tipike për të, por si duket romanca e saj e fundit me aktorin Tom Hiddleston ka marrë kah serioze. Ajo menjëherë pas ndarjes me Dj-in Calvin Harris kërceu në lidhje të re me Tom Hiddlestonit. Ata të dy shihen vazhdimisht së bashku dhe duket se po e shijojnë romancën e tyre të re.

Pas skandaleve që shkakton familja e njohur Kardashian, nuk na befason shumë lidhja e re e Rob Kardashian me Blac Chyna. Edhe pse kontroverse, romanca e Rob Kardashian me Blac Chyna përfundoi në fejesë dhe më pas shtatzëni. Duket se kjo lidhje ka qenë përfitim për të dy palët, pasi që nga fillimi i lidhjes, Rob ka rifilluar aktivitetet në sy publik pas një pauze të shkaktuar nga depresioni, dhe Blac ka gjetur një figurë babai të mirë për fëmijën nga lidhja e fundit, edhe për fëmijën që pritet.

Këngëtarja e njohur Katy Perry që nga ngjarja Golden Globe Awards, është parë duke kaluar shumë kohë me aktorin e pashëm Orlando Bloom. Herën e fundit këta të dy u panë një javë më parë në pushime së bashku në bregdetin Italian. Gjithashtu përflitet se Orlando do që të zyrtarizojë romancën me Katy Perry duke i propozuar asaj fejesë.

Sipas burimeve pranë çiftit, Orlando Bloom ka shpenzuar 1.3 milionë dollarë në unazë. Gjithashtu ka deklaruar se do të donte shumë të vazhdojë jetën me Katy-n, dhe se nuk ka qenë kaq serioz në lidhje që nga ajo e fundit me modelen Miranda Kerr.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...