Arrestohet Chris Brown

31 Gusht 2016 - 08:15      

Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar me dyshimin se ka kërcënuar me armë një grua. Bukuroshja Baylee Curran i ka thënë policisë dhe “La Times” se Brown i ka drejtuar armën në fytyrë.

Brown është akuzuar disa herë për dhunë në të kaluarën, përfshirë rastin më të bujshëm ndaj këngëtares Rihanna në vitin 2009.

Policia iu drejtua shtëpisë së Brown menjëherë pas një telefonate urgjence nga Curran.

Curran tha se kishte shkuar të hënën në mbrëmje në shtëpinë e këngëtari e shoqëruar nga një bashkëpunëtor biznesi. Sipas saj, ajo po admironte gjerdanin prej diamanti të një tjetri kur Brown është ngritur duke e kërcënuar.

Curran shtoi se Brown i kishe drejtuar armën në fytyrë dhe i kishte kërkuar që të largohej.

Ndërkohë, reperi ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për të akuzuar policinë për dhunë të tepruar si dhe ka shprehur mbështetjen për lëvizjen Black Lives Matter duke ofenduar oficerët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...