30 Gusht 2016 - 22:25
Ndonëse ka pak kohë që ka nisur karrierën në skenën e muzikës vendase, tashmë në adresë të saj kanë vërshuar ofertat.
Dy kompani me seli në Londër, muajve të fundit kanë shprehur interesim që në radhët e veta ta kenë anëtaren e labelit “ON Records”, Baby G, të cilët synojnë ta prezantojnë në skenat gjigante muzikore.
Menaxheri i studios diskografike “On Records”, ka bërë të ditur për emisionin Express Summer se në bashkëpunim me Baby G janë duke i shqyrtuar ofertat, të cilat do t’i lëvizin ata drejt arenës ndërkombëtare.
Këngëtarja me prejardhje nga qyteti i Kukësit, Gordana Kingji, që nga debutimi i saj në skenën muzikore shqiptare ka realizuar një këngë solo dhe dy tjera duke bashkëpunuar më reperin Getinjo dhe vokalisitin e grupit NRG BAND, Besnik Qaka.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...