Era flet për “VMagazine” [video]

30 Gusht 2016 - 16:38      

Këngëtarja e famshme shqiptare Era Istrefi ka realizuar një intervistë për revistën e njohur “V Magazine”.

I njohur si sensacioni global me “Bon Bon”, Istrefi ka treguar në këtë intervistë për idhujt e saj dhe për stilin që ka.

Rihanna e Lana Del Rey janë dy ikonat e muzikës, sipas Era Istrefit.

Ajo në këtë intervistë ka treguar se albumi “Goodies” nga Ciara është albumi i parë që ajo ka blerë.

E pyetur se çfarë i pëlqen në turnetë muzikorë, ajo ka deklaruar se “akoma nuk kam pasur turne ndërkombëtar, por në eksperiencën time në Kosovë, më pëlqen ndjenja e të qenit në skenë dhe të bashkëveproj me fansat e mi”.

“Shprehja e vërtetë e vetvetes dhe që më duan për këtë. Si performuese, gjëja e mirë është se mund të praktikoni këtë – dhe praktika e bën të përsosur”, ka thënë ajo për veçantinë e saj si këngëtare.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...