“On Records” ndihmon fëmijët e “SOS Fshatit” [video]

29 Gusht 2016 - 19:21      

Projekti i nisur në muajt e fundit të korrikut, me iniciativë të disenjatorit Rexhep Zylfiu, përfundoi sot me një gjest human.

Anëtarët e labelit “On records”, gjatë paradites, po bëheshin gati për ta vizituar “Sos fshatin”, me ç’rast do t’i gëzonin me dhurata fëmijët atje.

Libra, fletore, lapsa, kryesisht mjete shkollore, ishin ato çfarë kishin blerë për fëmijët.

Shumica e të hollave për këtë gjest bamirës u patën mbledhur nga takimi me fansat që anëtarët e “On Records” patën krejt në fillim të gushtit, raporton “Express” i KTV-së.

Organizatori i kësaj pohon se ideja e këtij organizimi që nga fillimi ishte për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve që kanë nevojë, aq më tepër në këtë fillim të këtij viti shkollor.

Fëmijët janë ata që më së shumti iu gëzuan kësaj vizite. Fytyra të buzëqeshura dhe plot dashuri.

Në anën tjetër, drejtoresha për mbledhjen e fondeve, Albana Zogu, u shpreh se pavarësisht donacioneve, çdo ndihmë është e mirëseardhur në “SOS Fshat”.

Zylfiu bëri të ditur se kjo është vetëm nisma e projekteve të tij të tilla, pasi këtë do ta vazhdojë me artistë të tjerë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...