25 Gusht 2016 - 23:42
Viktimë e hakerëve këtë radhë ka qenë aktorja e filmit komik “Ghostbusters”, Leslie Jones. Fotografi nudo të aktores, dhe të dhënat personale si pasaporta dhe leja e vozitjes, u postuan në ueb-faqen e aktores, qasjen e të cilave mendohet se e ka mundësuar telefoni personal i aktores apo llogaria e saj në iCloud.
Përfaqësuesit e kompanisë Apple dhe menaxheri i aktores nuk e kanë komentuar rastin.
48-vjeçja muajin e kaluar kishte marrë mesazhe raciste në llogarinë e saj në Twitter, duke u akuzuar si bartëse e virusit HIV dhe duke u krahasuar me një gorillë.
Ndërsa, edhe në sulmin e fundit kibernetik ndaj saj, është shfaqur një fotografi e një gorille të vdekur, që është një sulm i dukshëm racist.
Të shumta ishin edhe komentet e të famshmëve tjerë që dolën në mbrojtje të aktores.
Katy Perry, Patricia Arquette, Lena Dunham e të tjerë, e dënuan këtë sulm racist nëpërmjet postimeve në Twitter.
Fotografi intime të më shume se 100 të famshmëve janë publikuar viteve të kaluara, duke përfshirë këngëtaren Rihanna, aktoren Jennifer Lawrence dhe shumë emra të tjerë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...