“Hands of Stone”, filmi i ri i Robert De Niros

25 Gusht 2016 - 22:57      

Robert De Niro do të luftojë ashpër për një pozitë të lartë në arkat filmike të Amerikës Veriore, me filmin e tij të ri dramatik, "Hands of Stone."

Pas premierës botërore, të cilën e shënoi në festivalin e Kanës, në muajin maj, filmi tash e festoi lansimin nëpër kinematë e Amerikës, me parakalimin e yjeve mbi qilim të kuq në New York City.

Filmi rrëfen historinë e boksierit të famshëm nga Panamaja, Roberto Duran, i cili në film portretizohet nga Edgar Ramirez, dhe trajnerit të tij Ray Arcel, i personifikuar nga De Niro. Këngëtari Usher Raymond po ashtu luan në film, rolin e rivalit të Duranit, "Sugar" Ray Leonard. Ai gjithashtu e ka realizuar kolonën zanore të filmit, për krijimin e së cilës i është dashur t’i kthehet punës së përditshme.

Aktorja kubane, Ana de Armas, në film e luan rolin e bashkëshortes së Duranit, dhe për gazetarët ajo citohet të ketë thënë se ky projekt rrënjët i ka te dashuria.

"Hands of Stone" do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës më 26 gusht.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...