Rikthehet Gjira

24 Gusht 2016 - 23:32      

Pas një kohe shumë të gjatë, këngëtarja e njohur shqiptare Gjira do të rikthehet me këngë të re.

“Leje pas” titullohet kënga që do të rikthejë Gjirën në skenën vendore. Kjo këngë do të lansohet të premten, më 26 gusht.

Kënga e zhanrit “Funk pop” është punuar nga “KicoBeatz”, ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur vetë këngëtarja.

Krijuesja e hitit “Deja Vu” dhe “Çka po don me t'knu zemër” ka njoftuar se për klipin e këngës së re është kujdesur motra e saj Lena.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...