Dua Lipa prezanton ballinën e albumit të parë

24 Gusht 2016 - 13:22      

Këngëtarja Dua Lipa ka prezantuar ballinën e albumit të saj të parë.

Në një intervistë për KTV-në Lipa javë më parë ka thënë se albumi do të lansohet në shkurt të vitit 2017.

Krijuesja e hitit “Hotter than hell” gjithashtu ka bërë të ditur se të premten do të publikojë këngën e re “Blow your Mind”.

“Jam shumë e ngazëllyer që po ndaj me ju ballinën e albumit tim dhe ju falënderoj që keni qenë të durueshëm me mua dhe që më keni mbështetur. Arsyeja pse e kam titulluar me emrin tim është se ky album jam unë. Prezanton atë që jam si person dhe si një artiste”, ka shkruar ajo në prezantimin e ballinës së albumit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...