Top lista e 200 albumeve më të mira “Billboard”

24 Gusht 2016 - 11:08      

Albumi me kolonat zanore të filmit të bazuar në libra komikë, "Suicide Squad", e kryesoi top listën e 200 albumeve më të mira në Amerikë për të dytën javë rresht. Brenda një jave, ky album që i përmban këngët e përfshira në këtë projekt, i shiti gjithsej 92.000 kopje.

Ky është albumi i parë i këtij lloji, që u pozicionua në maje të kësaj liste, që nga lansimi i incizimit me kolonat zanore të filmit "Pitch Perfect 2", në maj të 2015-s.

Ndërsa, këtë javë, edhe pozita e dytë vazhdon të qëndrojë e pandryshueshme me albumin e fundit të Drake-ut, "Views", i cili u pozicionua në vendin e dytë, me shitjen e 70.000 kopjeve. Ky incizim i ka sjellë suksese të mrekullueshme yllit të muzikës R&B, Drake, duke thyer edhe rekorde si albumi që ka qëndruar më së gjati në pozitën e parë të top listës Billboard.

Pas Drake-ut, në vendin e tretë e gjejmë këngëtarin po ashtu nga Kanada “Party Next Door” më albumin e tij të fundit “Party Nex Door 3”. Ky album i cili u mirëprit nga adhuruesit e producentit, këngëtarit dhe reperit të njohur, brenda shtatë ditëve arriti t’i shesë gjithsej 53.000 kopje.

Ndërkaq, në pozitën e katërt e gjejmë këngëtarin e muzikës country, Justin Moore, me albumin e ri muzikor, “Kinda Don’t Care”. Ky incizim i shiti gjithsej 42.000 kopje, duke ndihmuar atë në bëhet pjesë e top pesëshes së toplistës “Billboard”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...