Liricool, këngë për tregun anglez [video]

23 Gusht 2016 - 21:03      

Liricool është këngëtari i ri që i është shtuar skenës muzikore shqiptare.

“One Vibe” është projekti që publikoi dhe i cili sipas tij do të publikohet edhe në televizione në Angli, vendin ku është rritur dhe jeton.

Liri ka më shumë se 14 vjet që merret me muzikë, por vetëm tani ka filluar që të promovojë punën që ka bërë ndër vite. Ndonëse s'ka qenë kalkulim i bërë atë kohë, ai shprehet se ndihet mirë që tek tani po bën publikimin e projekteve.

Edhe pse në planet e tij është që me muzikë të vazhdojë në vendin ku është rritur dhe jeton, ai aktiv thotë se do të jetë edhe në Kosovë, raporton Express i KTV-së. Është i bindur në talentin që ka dhe thotë se pikërisht kjo, do ta ndihmojë t’i bëjë ballë konkurrencës së madhe.
Këtë rruge ndoqi edhe Liri Cool emri i vërtetë i se cilit është Liridon Tahiri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...