David Haye merr “nokaut” nga gruaja brenda 30 sekondave

23 Gusht 2016 - 16:44      

Boksieri i njohur David Haye është ndarë nga gruaja e tij Natasha, e cila ia ka dhënë shkurorëzimin boksierit “brenda vetëm 30 sekondave”. Ata kanë qenë të martuar për 8 vjet.

Ish-çifti, i cili është martuar në vitin 2008 dhe së ka një fëmijë, raportohet se vitin e kaluar kanë vënë në shitje shtëpinë e tyre martesore, transmeton Koha.net. Besohet se çifti ka jetuar ndaras një kohë.

Natasha ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim në fillim të këtij viti për shkak të tradhtisë bashkëshortore, raporton Hello.

Në vitin 2011, Davidi – me nofkën “Hayemaker” – ishte akuzuar për një aferë, por ai ka mohuar të gjitha thashethemet.

Një burim i brendshëm ka thënë për The Sun on Sunday se “natyrisht, Natasha dhe David kanë fëmijë së bashku, kështu që ata gjithmonë do të jenë të lidhur përmes fëmijës...por ajo më nuk dëshiron që të jetë gruaja e tij”.

Boksieri britanik kohë më parë pati një meç ndaj shqiptar Arnold Gjergjaj, të cilin e mposhti me nokaut në raundin e dytë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...