22 Gusht 2016 - 21:57
Besohet se rreth 75,000 njerëz e kanë ndjekur festivalin i cili zhvillohet në të njëjtën kohë me një tjetër “V festival” në Staffordshire. Ndërsa, artistët që performuan në këtë ngjarje i ndërruan skenat dy herë. Të shtunën perfmormuan në Chelmsford, ndërsa të dielën në Staffordshire.
Këngëtarja britanike, Jess Glynne, performoi disa prej hiteve të saj më të njohur, përfshirë këtu këngën 'Hold My Hand' që është një prej më të dëgjuarave të citit 2015, si dhe artisti Stormzy e interpretoi një tjetër hit të 2015-ës me titull 'Know Me From'.
Edhe bendi amerikan i muzikës pop rok, “DNCE”, i cili u themelua nga ish-anëtari i grupit “Jonas Brothers”, Joe Jonas, e performoi hitin 'Cake By The Ocean', derisa artisti veteran Rick Astley para turmës e interpretoi këngën 'Never Gonna Give You Up'.
Ndër performuesit e tjerë të mbrëmjes ishin: Justin Bieber, Sia dhe Tinie Tempah, ndërsa në skenën e festivalit në Staffordshire ndër emrat kryesorë të performuesve ishin: Rihanna, David Guetta dhe Little Mix.
“V festival” mbahet çdo vit në fundjavën e fundit të gushtit, dhe është ngjarje tradicionale që nga viti 1996.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...