DJ metropolitanë në “The Summit Fest” [video]

22 Gusht 2016 - 20:06      

DJ të njohur të cilët paraqiten në skenat më të mëdha metropolitane u prezantuan edhe para adhuruesve kosovarë të muzikës elektronike.

Disa prej Dj-ve më të njohur të këtij zhanri muzikor kanë formuar gjatë këtij vikendi në hapësirën e parkut Gërmia në Prishtinë, ku u mbajt edicioni i dytë i Festivalit të muzikës elektronike “The Summit Fest”.

Konstantin Sibold, Philip Bader e Drenique, përballë dhjetëra të rinjve kanë elektrizuar skenën me muzikën të cilën ata e konsiderojnë pasion të tyre.

Në natën e dytë të këtij festivali që përmes muzikës të rrëmbente për pak kohë nga realiteti, në BACK TO BACK performuan TRENIK dhe JIMI HEJS të cilësuar si tejet të talentuar në botën e muzikës elektro house.

Pas tyre, radha ishte për DJ shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Mirëlinda, e cila për një orë e gjysmë solli muzikën e saj e cila nuk njeh kufij.

Mirëlinda, këtë organizim i cili zgjati deri në agimin e së dielës e krahasoi me ngjarjet e ngjashme të cilat mbahen në qendrat më të mëdha evropiane.

Sjellja e emrave të njohur artistikë botërorë në festivale të tilla për organizatorët vendas mbetet gjithnjë sfiduese, mirëpo “Summit” për të dytin vit ia doli që në skenë të sjellë DJ që para masës synojnë të sjellin kënaqësi.

Në hapje të Festivalit Summit, disa prej DJ të cilët ishin në program për ta prezantuar muzikën e tyre në ambient të hapur në parkun e Gërmisë, i pengoi shiu i dendur që binte pandërprerë. Por, ata performuan të dielën paradite në mesin e shumë të rinjve që ishin mbledhur afër skenës për ta përjetuar edhe më tej adrenalinën.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...