Prince mbante narkotikë të fortë në shishe të vitaminës C

21 Gusht 2016 - 23:29      

Disa tableta që janë marrë nga shtëpia e këngëtarit amerikan Prince pas vdekjes së tij janë të falsifikuar dhe kanë përmbajtur fentanil- narkotik që është 50 herë më i fortë se heroina, kanë thënë sot zyrtarë të afërt me hetimet në këtë rast.

Në Minesota, ku kishte jetuar Prince dhe kishte një studio janë gjetur me dhjetëra tableta ndërsa shumica janë gjetur në shishe të Vitamin C dhe në Aspirin.

Këto shishe janë gjetur nëpër valixhe dhe çanta në mesin e të cilave njërën Prince shpesh e kishte me vete.

Rezultatet e autopsisë të publikuara në qershor kanë treguar se Prince ka vdekur më 21 prill për shkak të “mbidozës aksidentale me fentanil”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...