21 Gusht 2016 - 10:29
Rita u shfaq me flokë të lidhura në majë të kokës dhe me një këmishë me pulla stil kinez derisa po dilte nga apartamenti i saj në Manhattan.
Prezantuesja 25-vjeçare – e cila stilin ia ka besuar stilistit Jason Rembert – këmishën e saj të madhe e kishte kombinuar me një palë pantallona të shkurtër të kuq, një gjerdan po ashtu të përshtatshëm me veshjen, dhe një palë atlete të kaltra, kuptohet, Adidas.

Rita ka qenë duke xhiruar ciklin e 23-të të “America's Next Top Model” –i cili do të shfaqet premierë këtë vjeshtë në VH1 – me modelen Ashley Graham, stilistin Law Roach dhe Drew Elliot nga “Paper Magazine”.
“Tyra [Banks], faleminderit mbretëreshë që ma kalove kurorën tënde të pazëvendësueshme”, ka shkruar bukuroshja nga Kosova në një fotografi të postuar në rrjetet sociale.

“Do të jem princesha jote krenare, faleminderit që më lejove të bartë trashëgiminë tënde! Mezi pres të të bëj krenare! Le të fillojë çmenduria”, ka shtuar ajo, transmeton Koha.net.
Ora – e lindur me mbiemrin Sahatçiu – më parë ka reklamuar për Adidas Originals, Calvin Klein, Material Girl, Donna Karan dhe Roberto Cavalli.

Pas një beteje të gjatë ligjore me labelin e Jay Z, “Roc Nation”, këngëtarja pritet të lansojë albumin e saj të shumëpritur me “Atlantic Records”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...