John Newman lufton me tumorin

18 Gusht 2016 - 08:19      

Këngëtari i famshëm britanik, John Newman, të cilit i është rikthyer tumori në tru, ka deklaruar se është “mirë” dhe se shpreson ta rrisë ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje në publik.

26 vjeçi, fillimisht ishte diagnostikuar më tumor jokancerogjen, në vitin 2012. Këtë muaj ai bëri të ditur se fatkeqësisht tumori ishte rikthyer.

“Në këtë pikë, unë jam absolutisht mirë. Jam në një mbikëqyrje të jashtëzakonshme mjekësore, prej momentit të parë që u shfaq tumori. Problemi ishte në fillim kur tumori ishte shumë i madh dhe është dashur mund për ta hequr qafe. Këtë herë po tregohemi shumë precizë me radioterapinë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, sepse unë mund ta vazhdoj jetën time pa asnjë pengesë.”

Këngëtari gjithashtu shtoi se nuk dëshiron të shqetësohet për këtë gjë, mirëpo dëshiron që njerëzit të kenë njohuri për këto gjëra, në mënyrë që ta rrisin vetëdijen rreth rrezikut që përbënë kjo sëmundje.

Newman u ngjit drejt famës në momentin kur u shfaq për herë të parë bashkë me grupin Rudimental në vitin 2012, me këngën “Feel the Love”. Ai poashtu njihet për hitet, “Love me Again” dhe “Blame”, për të cilat bashkëpunoi me DJ Calvin Harris.

“Unë nuk do të ndaloj së krijuari muzikë pa marrë parasysh sa do të bëj radioterapi. Dua të them, njerëzit kanë filluar të spekulojnë se do të pauzoj nga muzika. Por kjo nuk qëndron, sepse unë do të jem vazhdimisht në studio duke bërë muzikë të re, por thjesht do të mungoj me paraqitjet publike, si intervistat apo performancat live. Sepse, kjo gjë më merr shumë energji të cilën momentalisht nuk e kam. Por, sigurisht do të mbërrij në një pikë që do të më mungoj skena, dhe do ta bëj ndonjë paraqitje të vogël," tha ndër të tjera Newman.

Newman, së fundi ka bashkëpunuar përsëri me DJ Calvin Harris për këngën “Ole”, ndërsa e ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtarin, Ed Sheeran. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...