17 Gusht 2016 - 22:16
41 -vjeçari Cooper, i cili është nominuar katër herë për çmim ‘Oscar’ në kategoritë për aktrim dhe produksion, do ta shënojë debutimin e tij regjisorial me këtë projekt, derisa 30 -vjeçarja Lady Gaga, pritet ta fitojë rolin e saj të parë si protagoniste në një film të metrazhit të gjatë.
Studioja nuk dha detaje të tjera rreth lansimit të këtij filmi, që besohet se do ta zgjojë interesimin e publikut mbarë botëror.
"A Star is Born," e rrëfen historinë e një këngëtareje të re aspirante, e cila mbërrin në Hollywood, dhe atje ajo ndihmohet nga një burrë më në moshë, që ta arrijë majën e suksesit. Filmi për herë të parë u lansua në vitin 1937, dhe në rolin e protagonistëve ishin aktorët, Janet Gaynor dhe Fredric March.
Më vonë në vitin 1954, filmi u ripërpunua me aktorët Judy Garland dhe James Mason në rolet kryesore, si dhe në vitin 1976 u lansua version i fundit i tij, me protagonist aktorët Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson.
Ndërkaq, në ripërpunimin e ri të “A Star is Born”, këngëtarja e shpërblyer me disa çmime Grammy, Lady Gaga, do ta ketë edhe rolin e kompozitores së muzikës së filmit, dhe do të performoj këngë të reja në të.
Gaga e shënoi debutimin e saj si aktore me një rol në serisë televizive "American Horror Story: Hotel". Aty ajo e portretizoi një konteshë vampire, dhe e solli një performancë vërtet të mrekullueshme, e cila u mirëprit nga fansat, por edhe kritikët e filmit. Ajo madje u shpërblye me një çmim “Globi i Artë” në kategorinë “Aktorja më e mirë televizive”.
© KOHA.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...