16 Gusht 2016 - 11:41
Përveç pushimeve luksoze, Bleona merr pjesë në ngjarje prestigjioze në qilim të kuq veshur me fustanet më të shtrenjta nga disenjatorë të njohur botërorë, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Bleona në Dubai
Reperin e njohur shqiptar Noizy, që dikur ndiqte jetën e vështirë të boksierit të rrugës në Londër, tani mund ta quajmë milioner, pasi e kemi parë brenda shtëpisë.
Shtëpia 220 metra katrorë e Noizy-t, mban brenda interier modern dhe dekore me gurë Swarovski, e deri te studioja e tij muzikore që ka kushtuar rreth 200 mijë euro dhe kjo është vetëm njëra nga shtëpitë e tij.
Ai gjithashtu posedon pesë automjete me çmim nga 50 mijë euro deri te Mercedesi S Class me çmim 130 mijë euro. Padyshim që Noizy-t i është shpaguar puna shumëvjeçare si artist.
Ish-modelja, Emina Çunmulaj, 31-vjeçare, e cila u martua me miliarderin iranian Sam Nazarian, po jeton jetën e ëndrrave duke filluar nga dasma e saj e deri te dhuratat ekstravagante. Dasma e tyre u mbajt në hotelin e bashkëshortit të saj, i cili gjendet në qendër të Los Angeles.
Pas martesës, një indikator tjetër se ajo po shijon kënaqësitë e jetës si miliardere ishte kur për ditëlindjen e saj vitin e kaluar ajo si dhuratë pranoi një veturë sportive 150 mijë dollarësh të tipit Ferrari. Ajo po e shijon famën së bashku me bashkëshortin e saj në Shtetet e Bashkuara Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Për ta ditur se çfarë jete luksoze bën Morena Taraku, mjafton të shikojmë fotografitë që ajo poston në rrjete sociale, transmeton Koha.net. Gjithmonë me flokë e grim të rregulluar, gjithmonë në udhëtime ekskluzive pa dyshim që Morena po jeton një jetë mbi normales.
Për jetën private të Capital T nuk dëgjojmë shumë, deri sa ai poston në rrjete sociale si Instagram fotografi me të cilat shfaq pushimet e tij ekzotike në Tailandë.
Fakti se ai në stinën e dimrit lahet në pishinë me pamje panoramike në Tailandë na bind se Capital T po shijon jetën luksoze të një këngëtari. Përveç pushimit të tij, ai edhe në videoklipe muzikore shfaq një anë të jetës së tij, ku gjithmonë përfshihen automjetet luksoze.
Për të shijuar plazhet e resortet ekskluzive të Maldiveve duhet të kesh të paktën shifrat gjashtëshifrore në dispozicion. E Angela Martini ka gjetur të dashurin e ëndrrave, miliarderin Dragos Savuescu dhe këta të dy nuk fshehin pushimet e tyre me harxhime marramendëse.
Me rastin ditëlindjes së saj kremtuar në Maldives, Angela nuk u tregua modeste duke na mahnitur me pamjen e saj me klasë, e në prapavijë jahti, duke treguar edhe njëherë jetën e saj luksoze.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...