15 Gusht 2016 - 21:36
Ajo qysh në fillim të karrierës e kishte të qartë se çfarë dëshironte dhe pikën që do ta prekte në karrierën muzikore.
Me këngë, klipe, bashkëpunime e madje edhe skandale, Enca ka arritur të jetë në mesin e personave më të komentuar në estradën shqiptare, pavarësisht që është shumë e re në moshë.
Vetëm gjatë këtij viti, ajo ka publikuar disa projekte muzikore dhe secili më i dëgjuar se tjetri. I fundit ishte bashkëpunimi me Noizyn në këngën “Bow Down”, e cila është klikuar mbi 26 milionë herë në Youtube.
Por përveç tregut shqiptar, si duket, Enca është duke synuar edhe tregun ndërkombëtar të muzikës. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet me paralajmërimin e projektit më të ri muzikor.
Ajo tashmë ka bërë të ditur se në shtator do të publikojë këngën e parë në gjuhën angleze.
“Dhe nuk do të jetë kënga e fundit nga albumi im i parë... e di se do ta pëlqeni”, ka shkruar Enca në Instagram.
Por sa i përket këtij albumi, ai ka qenë në planet e këngëtares prej kohësh. Kështu të paktën pati bërë të ditur vetë Enca për KTV-në verën e vitit 2014.
Se a e synon tregun ndërkombëtar të muzikës, nuk dihet, por është më se e qartë se Enca është ndër këngëtaret me ambicie të mëdha.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...