13 Gusht 2016 - 10:53
Incidenti i incizuar nga aktorja, ka ndodhur në kuzhinë. Në këtë video Heard shfaqet e frikësuar, derisa tenton të qetësojë burrin e saj, raporton TMZ.
30-vjeçarja vazhdimisht i kërkon falje Deppit dhe e pyet se çfarë nuk ishte në rregull ndërsa Depp shfaqte zemërimin e tij.
“Asgjë nuk ka ndodhur këtë mëngjes. E di këtë?”, e pyet aktorja.
“Sapo u zgjova dhe ti ishe ende duke fjetur. Ne nuk po zihemi këtë mëngjes. Sot të kërkova falje”, vazhdon aktorja.
Në video nuk shihet se çfarë e zemëroi Deppin, por shpejt ai e kërcënon gruan e tij, duke i thënë se “tash të tregoj çmendurinë”.
“Dëshiron të më shohësh si i çmendur. Tash të tregoj unë ty”, dëgjohet Depp në video, transmeton Koha.net.
Ai e paralajmëron aktoren derisa mbush një gotë verë, duke e shtyrë Heardin që ta pyeste nëse e kishte pirë tërë shishen me verë gjatë mëngjesit.
Depp nuk përgjigjet pasi e vëren se është duke u incizuar nga aktorja. Kjo e shtyn Deppin që të “eksplodojë” nga zemërimi ndërsa Heard dëgjohet duke i kërkuar falje.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...