11 Gusht 2016 - 22:34
Fituesja e disa çmimeve Grammy, e cila u bë e famshme që në moshë të re, e njohur për hitet “How Do I Live”, dhe “Can’t Fight The Moonlight”, pritet të lansojë albumin e saj të ri në tetor të këtij viti.
“Ky album po vjen nga një vend komplet tjetër. Derisa e kemi përfunduar incizimin e këngëve, ne nuk e kemi vërejtur mrekullinë që e kemi krijuar dhe këto janë këngë shumë të bukura. Albumi ka bazë shpirtërore”, ka thënë ajo.
Këngëtarja 33-vjeçare thotë se ajo u drejtohet bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, duke iu kërkuar komente për këngët. “Fëmijët janë të mrekullueshëm. Ata e shfaqin qartë kur nuk u pëlqen diçka, kështu që kur ata pëlqejnë këngët e mija, kjo është me të vërtetë një gjë e mirë.”
Albumi titullohet “Remnants”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...