11 Gusht 2016 - 21:47
Siç ka deklaruar ai në një intervistë, në këtë koncert do të marrin pjesë edhe dy artistë, me të cilët Unikkatil planifikon të bashkëpunojë, Rona Nishliu dhe Lyrical Son.
Para jo shumë kohe, reperi i njohur me emrin Stresi deklaroi në një intervistë se ai po punonte në një këngë të re, e cila do të jetë njëra prej 11 këngëve, të cilat do të jenë pjesë e albumit të tij të ri.
Kurse Dafina Zeqiri përsëri po bashkëpunon me fotografin e njohur Fadil Berisha. Puna e bashkëpunimit në New York duket të jetë për realizimin e albumit të ri të Dafinës, për të cilin këngëtarja nuk ka dhënë detaje.
Reperi shqiptar Noizy ka lajmëruar adhuruesit e tij, nëpërmes Instagramit, se është duke punuar në albumin e ri, të cilin edhe ai mezi e pret. Ai gjithashtu ka shtuar se pjesë e këtij albumi do të jenë 22 këngë të reja të padëgjuara më parë.
25 këngë të reja do t’i shtohen diskografisë muzikore të reperit BimBimma. Edhe pse pa detaje për publikimin e albumit, reperi ka deklaruar se shpreson në suksesin e tij.
Këngëtarja 20 vjeçare Enca Haxhia sivjet do ta lansojë një album, siç ka bërë të ditur ajo përmes shkrimeve të saj në Instagram. Ky do të jetë albumi i parë i këngëtares shqiptare.
Reperi i Babastars Skivi ka dhënë një lajmërim të paqartë në rrjete sociale, i cili më vonë u kuptua se është kopertina e albumit që pret ta publikojë. Albumi i ri do të përmbajë 10 këngë, disa nga to me videoklipe.
Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, Leonora Jakupi ka bërë të ditur një vit më parë se po punon në një album të ri. Këngëtarja me karrierë 20-vjeçare do të bëjë shumë bashkëpunime në këtë album, që do të punohet në studion e Don Arbasit. Kurse sot ajo ka postuar një video të shkurtë paralajmëruese të këngës e saj të re, të titulluar “Diamant”, e cila do të publikohet të shtunën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...