11 Gusht 2016 - 20:49
Rrëfimi i tij për hyrjen në skenën e rap muzikës, e cila zhvillohet në vend, lë të kuptojë se ai është futur në këtë “lojë” për të mos u dorëzuar.
Ky është reperi Nasty D, i cili në sezonin e kësaj vere është prezantuar para publikut me këngët “Me mu” dhe “Maja”.
Reperi me prejardhje nga Mitrovica, Driton Bekteshi – Nasty D, me këtë rrymë muzikore, që zanafillën e ka nga Amerika e largët, ka filluar të merret që para tetë vjetësh.
Motivi për të krijuar tekste në rap muzikë, ai thotë se i kishte lindur gjatë qëndrimit të tij me shokë në lagjen, në të cilën jeton, raporton “Express” i KTV-së.
Ai tregoi edhe për vështirësitë e një artisti të ri në vend, i cili vendos ta finalizojë një projekt muzikor.
Nasty D, gjatë kësaj interviste, tregoi edhe për planet e tij, ku nga shtatori i këtij viti, theksoi se do të punojë në realizimin e disa këngëve, të cilat pritet t’ia “krijojnë një vend” në hapësirën e rap muzikës vendase.
Gjurmimi i tij në rryma të tjera muzikore, të cilat janë në sinkron të muzikës rap, mbetet njëra ndër dëshirat më të mëdha të tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...