10 Gusht 2016 - 20:55
Një nga të ftuarit do të jetë këngëtari i ri dhe shumë i pëlqyer, sidomos nga të rinjtë, Butrint Imeri. Ai tregon se sa e vështirë ka qenë rruga deri këtu, nga kush ka pasur mbështetjen më të madhe dhe sa sheh konkurrencë të fortë tek ne. Butrinti tregon po ashtu se cili është caku i tij në muzikë, deri ku dëshiron të arrijë.
I ftuar do të jetë edhe këngëtari Neki Emra, i cili këtë verë lansoi një këngë shumë ritmike pas disa baladave. Si po fiton Neki nga muzika?
Në këtë “Fllad”, mysafir do të jetë edhe këngëtarja e re nga Shqipëri, por shumë e suksesshme, Arilena Ara. Cili ishte fati i saj më i madh pas përfundimit të “X Factor Albania”, ku edhe kishte fituar?
Pos tyre, do të ketë edhe disa të ftuar të tjerë, ashtu siç do të mund të shikoni materiale të shumta nga riviera shqiptare dhe jo vetëm.
Do të freskoheni edhe me koktejt e përgatitur nga Arian Lushta.
Edhe “Flladi” i këtij vikendi transmetohet nga ora 21:00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...