Ngrihet padi ndaj Ed Sheeranit

10 Gusht 2016 - 20:47      

Familjarët dhe trashëgimtarët e kompozitorit të ndjerë, Marvin Gaye, e kanë paditur muzikantin e njohur britanik, Ed Sheeran, duke pretenduar se ky i fundit ka kopjuar shumë elemente nga hiti i Marvinit, "Let's Get It On", për këngën e tij shumë të suksesshme në top listat muzikore "Thinking Out Loud".

Aktpadia për të drejtën autoriale është lëshuar nga trashëgimtari i Marvinit, Ed Townsend, i cili e ka bashkë-shkruar tekstin e këngës së vitit 1973 "Let's Get It On", si dhe e ka krijuar muzikën e tij. Kështu bëhet e ditur nga dokumentet ligjore të dërguara në gjykatën federale të New Yorkut.

Ndërkaq, zëdhënësit e Sheeranit, apo studiove incizuese prapa këtij projekti, Sony/ATV Music Publishing dhe Atlantic Records, nuk kanë pranuar të japin komente rreth këtij rasti, transmeton Express i KTV-së.

Padia, e cila kërkon kompensim për dëme materiale, po ashtu argumenton se elementet qendrore të ritmit dhe vijës melodike të këngës, "Let's Get It On", janë huazuar në formimin strukturorë të hitit shumë të suksesshëm të Sheeranit, "Thinking Out Loud."

Fituesi i shumëfishtë i çmimit Grammy, Sheeran, është shndërruar në një prej artistëve britanikë më fitimprurës në këto dy vjetët e fundit, dhe njihet për realizimin e shumë këngëve hite edhe për artist të tjerë si, grupi One Direction, Taylor Swift dhe Justin Bieber.

Ndërsa, familjarët e Marvin Gayes, vitin e kaluar e fituan rastin gjyqësor kundër artistëve të muzikës R&B, Robin Thicke dhe Pharrell Williams, të cilët i kishin paditur për vjedhje të melodisë për hitin e tyre "Blurred Lines". Me ta fituar rastin, ata u shpërblyen me 7.4 milionë dollarë nga pala paditëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...