Renee Zellweger shpërthen ndaj medieve për spekulimet për ndërhyrje kirurgjike

8 Gusht 2016 - 17:26      

Aktorja e njohur hollivudiane, Renee Zellweger, i kritikoi mediat për diskutimin e gjatë rreth pamjes së saj, duke thënë se ajo nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjike në fytyrë, dhe se të gjitha këto ishin vetëm spekulime.

47 vjeçarja Zellweger, pamja fizike e së cilës shkaktoi spekulime në mediat botërore se aktorja ka kryer ndërhyrje kirurgjike në fytyrë, e ka publikuar një shkrim në të përditshmen “Huffington Post”, ku ka shkruar “Jo që është puna e dikujt tjetër të preokupohet me pamjen time, por dua t’i sqaroj disa të vërteta nga jeta ime. Unë nuk kam kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë. Ky fakt nuk është i rëndësishëm për askënd, por është diskutuar shumë në media nga disa gazetarë të respektuar dhe u shndërrua në lajm publik, dhe thjesht po e ndiej të nevojshme t’i sqaroj ca gjëra".

Zellweger, e cila e fitoi një çmim Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol dytësor” për rolin e saj në filmin "Cold Mountain", dhe do të shfaqet për herë të tretë në rolin e Bridget Jonesit në filmin i cili do të lansohet në muajin shtator, ka kohë që po përballet me spekulimet se ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj, transmeton emisioni Express Summer.

Aktorja fillimisht iu drejtua këtyre thashethemeve vitin e kaluar, përmes një shkrimi në revistën prestigjioze People, duke thënë: "Më vjen mirë që njerëzit po mendojnë se po dukem ndryshe. Unë po jetoj ndryshe, jam shumë e lumtur, e kam jetën të plotësuar dhe më vjen mirë që kjo gjë po reflektohet edhe në pamjen time", ka thënë aktorja.

Zellweger po ashtu ka thënë se këto spekulime dhe kritika në media rreth pamjes së saj fizike, po e shpërndajnë një mesazh negativ për gjeneratat e reja.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...