Mustafa: Dua Lipa dhe talentet tjera, burim motivimi dhe krenarie për Kosovën

8 Gusht 2016 - 14:20      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim këngëtaren e famshme, Dua Lipa, gjatë të cilit takim Mustafa tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë shumë krenarë për sukseset e njëpasnjëshme të saj në skenën muzikore botërore.

Kryeministri, po ashtu, shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për të gjithë artistët dhe talentët e tjerë të Kosovës që veprojnë jashtë vendit.

“Dua Lipa dhe të gjithë këngëtarët dhe sportistët tanë që po arrijnë famë ndërkombëtare, fal talentit dhe punës së tyre të përkushtuar, janë shndërruar në figura motivuese dhe simbole krenarie për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju, po ashtu, po i jepni imazh shumë pozitiv shtetit dhe shoqërisë tonë në botë. Andaj, Kosova krenohet me sukseset tuaja”, tha kryeministri Mustafa.

Këngëtarja Dua Lipa ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, duke theksuar lidhjen e saj të fuqishme me Kosovën.

Dua Lipa, po ashtu, e njoftoi kryeministrin edhe për planet e saj në të ardhmen në botën e muzikës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...