7 Gusht 2016 - 19:35
Këngëtarja është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga familjarët e saj.
Në konferencën për shtyp, Lipa ka thënë se ishte e lumtur që po rikthehej në vendlindje pas 4 vjetësh.
Kanë mbetur edhe dy ditë, që Dua Lipa do të performojë në koncertin e parë në vendlindje.
Koncerti i këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë më 9 gusht.
Paratë për shitjen e biletave do të shkojnë për bamirësi në Kosovë, me ç`rast mjetet e grumbulluara shkojnë në fondacionin bamirës “Sunny Hill”, të krijuar nga Dua Lipa.
Dua Lipa ka thënë se pavarësisht që Kosova ka nevojë për shumë gjëra të tjera e jo vetëm për muzikë, ajo do të mundohet të bëjë përpjekje që të ofrojë sa më shumë me artin e saj.
Në fund këngëtarja, u shpreh se e kishte marrë malli për ushqimin tradicional piten.
E lindur në Londër, Dua Lipa deri më tani është cilësuar si pop ylli në ngritje.
Muzika e saj tashmë po pëlqehet shumë ku këngëtarja po prek nga afër shijen e suksesit, pas hiteve të fundit, si “Be the One”, “Last Dance” “Hotter then Hell”, duke fituar kështu vendet e para në shumë klasifikime muzikore në Evropë.
Dua Lipa është vajza e këngëtarit të rokut Dukagjin Lipa, i cili është pjesë e grupit të njohur, “Oda”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...