Rita sërish në shoqërinë e Lewis Hamilton

6 Gusht 2016 - 22:01      

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, kohës së fundit u pa në shoqërinë e shumë femrave të bukura në Karaibe, video të cilat i shpërndau në profilin e tij në Snapchat.

Por, si duket, pas përfundimit të pushimeve të zjarrta, Hamilton i është rikthyer Rita Orës dhe me gjasë është dashur të sqarojë videot në fjalë.

Mediat britanike raportojnë për një takim mes tyre, ku thuhet se Hamilton mbërriti i pari në një lokal nate në New York, ndërsa Rita Ora hyri pas 10 minutash. Pasi përfunduan, Rita ishte e para që u largua, ndërsa pas 5 minutash doli edhe 31-vjeçari, transmeton Koha.net.

Si gjithmonë, Rita dukej shumë bukur dhe plot stil, njëjtë sikurse edhe Hamilton.

Lewis dhe Rita kanë pasur shoqëri grupore për vite të tëra, mirëpo thashethemet për një romancë mes tyre nisën të përhapeshin me të madhe pasi ata nisën të takoheshin vazhdimisht në kompaninë e njëri tjetrit.

Kohë më parë, ata u fotografuan në Mal të Zi teksa argëtoheshin së bashku në plazhet e vendit fqinj.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...