Shiga, këngëtari i ri në skenën muzikore [video]

6 Gusht 2016 - 16:58      

Skenës muzikore çdo ditë e më shumë po i shtohen talentet e rinj. Tani që konkurrenca është shumë e madhe, secili prej tyre po mundohet të vijë sa më unik në krijimet e tij.

Një tjetër këngëtar, i cili krejt në fillim fitoi simpati për publikun në një mënyrë të thjeshtë, është Bajram Gashi, i njohur si Shiga. Ishte kënga “Nallane” nga Flori Mumajesi, që i solli atij fat.

Në vitin e kaluar, Shiga realizoi coverin e kësaj kënge, e cila arriti të dëgjohet edhe nga kantautori shqiptar.

Shiga, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, pasionin për muzikën e kishte të shprehur qysh në fëmijëri. Ai tashmë ka publikuar projektin më të ri të titulluar “So leht”, premierë në emisionin “Express Sunmmer” në KTV.

“Këndimin e kam pasur gjithmonë pasion. Kështu si fëmije fillova të mësoj piano e më pas të luaja në kitarë. Dikur më vonë nisa edhe të shkruaja tekste, gjë që e bëj me kënaqësi pasi nuk është se e kam të vështirë. Ndonjëherë më vijnë vet fjalët pa i kërkuar,” ka bërë të ditur Shiga për “Koha.net”.

“So leht” është kënga e dytë, të cilën Shiga e sjell si projekt muzikor, një këngë që është realizuar nga vet ai.

“E gjithë kënga është punuar nga unë. Tekstin, kompozimin si dhe vijën melodike i kam bërë vet, derisa miksimi dhe masterizimi janë punuar nga Volker Gebhardt, një shok i imi në Gjermani, i cili ka punuar me artistë të mëdhenj si Bushido, Shindy, Akton, Cro, Topic etj.”, bën të ditur Shiga.

Sipas tij, për të qenë i veçantë në muzikë duhet të jesh artist dhe nuk ka rëndësi nëse zgjedh një zhanër tjetër, thjesht duhet të dish të shkruash, të këndosh dhe të tjerat vijnë më lehtë.

“Klipi është realizuar në qytetin e Budvës. Ideja ka qenë e videoproduksionit ‘XL Provideo’, të cilët edhe e kanë realizuar videoklipin. Jemi munduar që të sjellim një atmosferë verore, ashtu siç është edhe vet kënga. Unë jam ndarë i kënaqur me gjithë punën e realizuar dhe klipin, megjithëse jam një tip që kërkoj shumë nga vetja dhe nuk është se gjithmonë ndahem i kënaqur më punët e mija. Por, ky projekt po më pëlqen”, ka thënë Shiga.

Më poshtë mund ta ndiqni videoklipin e këngës “So leht” nga Shiga.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...