Jared Leto i gatshëm të heqë dorë nga aktrimi

6 Gusht 2016 - 15:45      

Jared Leto planifikon të largohet nga aktrimi.

Ylli i filmit "Suicide Squad" mund ta paramendojë një ditë ku ai do t’ia kthejë shpinën karrierës së tij të aktrimit meqë dëshiron të bëjë gjëra të tjera, dhe nuk mendon se puna e tij do të jetë në të njëjtat standarde që është tani brenda disa dekadave.

Ai tha: “Mendoj se thjesht do të largohem. Është një botë e madhe atje. Ka shumë për të eksploruar. Disa njerëz argëtohen duke e bërë aktrimin deri në të 80tat apo 90tat e tyre dhe ka shembuj të shkëlqyeshëm të regjisorëve dhe aktorëve që bëjnë punë të mrekullueshme kur janë të vjetër, por unë nuk mendoj se do të bëja. Por ku mund ta di? Nuk e kam asnjë ide. Mendoj se do të jetë interesante t’i eksploroj rrugët e tjera”.

Kjo vjen pas kritikave jo aq të favorshme për rolin e tij të fundit në DC, i cili nuk i plotësoi pritjet e shumë adhuruesve.

Por, ndërsa ai mund ta shohë veten duke hequr dorë nga aktrimi, ylli 44-vjeçar nuk mund ta imagjinojë një ditë pa bendin e tij Thirty Seconds To Mars.

Ai i tha revistës Rolling Stone: "Mendoj për bendin si një zgjatje e jetës sonë.
“Nuk është puna jonë - është shumë argëtuese se kush jemi. Un nuk e shoh. Është kaq personale. Nuk mendoj se do të mund të zhduket ndonjëherë. Por nuk e di nëse do të bëjmë turne ndonjëherë ashtu siç kemi bërë në të kaluarën”, transmeton Koha.net.

Ndërkohë që Thirty Seconds To Mars mori hov gjatë dekadës së fundit, ylli i 'Dallas Buyers Club' i reduktoi angazhimet e tij të aktrimit dhe e pranoi se pauzimi e bëri atë t’i vë në pikëpyetje aftësitë e tij dhe ta pyesë veten nëse ai madje donte të kthehet në aktrim.

Ai tha: “E pyesja veten nëse kisha ndonjë gjë për të ofruar dhe nëse isha i interesuar ta ndjek aktrimin. Isha i tejngarkuar me muzikë në atë kohë, dhe e dija se duhej t’i jepja të gjitha nga vetja në këtë një fushë që të funksionojë. Në këtë pikë, e pamundura po ndodhte. Ne po interpretonim në arena në gjithë botën dhe po shfaqeshim në disa nga festivalet më të mëdha në botë”.

“Vërtetë po e shikonim diçka të rritej dhe të ndërtohej dhe ajo ishte si, e dini, e dinim se duhej ta bënim. Ishte e nevojshme të bënim diçka të tillë, të përqëndrohemi, të përkushtohemi. Dhe më vjen mirë që e kam bërë atë. Nuk pendohem”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...