Tony Bennet i mbushi 90 vjet

4 Gusht 2016 - 22:38      

Tony Bennett e festoi ditëlindjen e 90-të me shumë stil. Muzikanti legjendar u shoqërua nga pop ylli Lady Gaga, në ndërtesën ikonike të New Yorkut “Empire State Building”, ku edhe e festuan këtë datë të veçantë me një ceremoni plot stil dhe drita.

Ndërtesa historike e qytetit më të zhurmshëm të botës do të ndriçojë me dritat e flamurit italian, kuq, bardh dhe gjelbër, për nder të shënimit të ditëlindjes së këngëtarit veteran.

Dyshja pozoi para fotografëve të mbledhur me këtë rast, para se t’i ndiznin dritat në një model të zvogëluar të ndërtesës. Dhe më pas, Bennett doli në tarracën e ndërtesës më të lartë në New York, për ta shikuar peizazhin e Manhattanit.

Me mbi 60 vjet në qendër të vëmendjes, Bennett ka arritur të realizojë shumë ëndrra në jetën e tij, përfshirë këtu fitimin e 19 shpërblimeve Grammy. Por, këngëtari i cili duket se nuk e ka ndërmend të ndalet së punuari, ka thënë se ka ende shumë gjëra, të cilat dëshiron t’i realizojë.

“Ka edhe shumë gjëra që dua t’i realizoj, por më lejoni t’ju them se këtë ditë nuk do ta harroj kurrë sa të kem jetë. Të trajtohesh në këtë mënyrë në moshën 90 vjeçare, është diçka shumë e veçantë dhe po ndihem sikur i kam vetëm 19 vjet. Kjo është vërtetë një prej ditëve më të veçanta të jetës sime”, ka deklaruar Bennett.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...