4 Gusht 2016 - 18:46
Karrierën e saj e ka nisur si këngëtare, ndërsa më vonë ka punuar edhe në televizion. Mirëpo, suksesin më të madh ajo e ka arritur si tekstshkruese.
Fjala është për Aida Barakun. Këngët që ajo i ka krijuar bashkë me bashkëshortin e saj, Armend Rexhepagiqi, janë këngë që kanë mbetur hite edhe pas shumë viteve.
Ishte autore e teksteve të këngëve më të suksesshme të shumë këngëtareve të njohura si: Tuna, Jehona Sopi, Anjeza Shahini, Rovena Dilo e shumë të tjera. Firmën e saj e mbajnë baladat e shumta si “Bileta”, “Testamenti” “Fustani i bardhë” dhe të tjera.
Aida ka shkruar për kulturë për të përditshmet “Koha Ditore” dhe “Zëri”, shkrime të cilat njiheshin si të guximshme dhe që linin pluhur nga pas.
Ka një kohë të gjatë që çifti i njohur shqiptar ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes, duke mos dalë fare në publik, qoftë në ngjarje të ndryshme apo edhe vetëm në intervista për media.
Por, cilat ishin fjalët e para 12 vjetëve të Aidës?
Ajo vazhdon të jetë e martuar me kantautorin Armend Rexhepagiqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...