Janë shitur gati 40 për qind të biletave për koncertin e Dua Lipës

4 Gusht 2016 - 17:18      

Organizatorët e koncertit të Dua Lipës në Prishtinë kanë njoftuar se vetëm në ditët e para janë shitur afro 40 për qind e biletave.

Sipas organizatorëve, kjo shifër e biletave të shitura nuk ishte pritur as nga vetë ata.

Dua Lipa do të mbajë koncertin e parë në trojet shqiptare më 9 gusht në Parkun e Gërmisë dhe organizatorët kanë bërë të ditur se në të nuk do të lejohet askush më i ri se 16-vjeç, përveçse nëse shkojnë nën përcjelljen e një personi në moshë madhore.

“Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e koncertit dhe janë nën moshën 16 vjeç, obligohen të kenë përcjellje të prindërve ose një personi në moshë madhore”, thuhet në njoftim.

Organizatorët po ashtu deklarohen se siguria do të jetë në nivelin më të lartë, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës për ndihmën e dhënë në ruajtjen e sigurisë në hapësirat e Parkut të Gërmisë.

“Pjesëmarrësve nuk do t’u lejohet që me vete të kenë pije/ushqim apo çfarëdo objekti i cili do të mund të përbënte rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa me kërkesë të policisë së Kosovës veturat nuk do të kenë qasje atë ditë në parkun e Gërmisë”, thuhet më tej në njoftim.

Koncerti do të mbahet prej orës 19:00, ndërsa vetë Dua ditë më parë u shpreh e lumtur që do të performojë në vendlindje. Një ditë më pas ajo do të performojë edhe në Tiranë.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...