Kesha tërheq akuzat

3 Gusht 2016 - 21:59      

Ylli i zhanrit pop, Kesha, ka tërhequr akuzat për abuzim seksual në Kaliforni kundër producentit muzikor, Dr. Luke, duke theksuar se ajo do të fokusohet përsëri në muzikë.

Kantautorja e hitit “Tik Tok” e cila nuk ka lansuar album 4 vjetët e fundit, do të vazhdojë në gjykatën e New Yorkut çështjen për të shkëputur kontratën për albume me Sony Music dhe producentin Dr. Luke, ka bërë të ditur avokati i saj, Daniel Petrocelli.

“Kesha është e fokusuar në kthimin e saj në punë dhe ka sjellë 28 këngë të reja”, është shprehur ai.

29-vjeçja ka ngritur padi më 2014 ndaj njërit prej producentëve më të suksesshëm të kompanisë, për dhunim dhe abuzim emocional në fazat e hershme të karrierës së saj.

Dr.Luke, emri i vërtetë i të cilit është Lukasz Gottwald, ka mohuar akuzat duke i quajtur trillime. Mëdyshja e gjykatësit në New York ndaj kërkesës së Keshas për largim nga kontrata, ka filluar një kampanjë emocionale në rrjetet sociale me thurrje #FreeKesha, dhe kështu ajo fitoi mbështetjen e yjeve të njohura si, Taylor Swift dhe Lady Gaga.

Kesha po apelon vendimin e gjykatës së New Yorkut, dhe në prill e ka lansuar singlein e parë pas tre vjetësh. Javën e kaluar ajo e filloi turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...