3 Gusht 2016 - 19:42
Kjo do të jetë hera e parë që, Fallon 41-vjeçar, do ta marrë përsipër këtë detyrë. Kështu ai do ta ndjekë stilin e mprehtë të komikut britanik, Ricky Gervais, i cili e vazhdoi traditën e prezantimit të kësaj ngjarjeje për herën e katërt me radhë, në fillim të këtij viti. Ndër prezantuesit e tjerë të kësaj ceremonie ishin edhe artistet komike, Tina Fey dhe Amy Poehler, përcjell Express i KTV-së.
Ceremonia do të mbahet më 8 janar të 2017-s në Beverly Hills dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin televiziv NBC.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Fallon, i cili në ‘Twitter’ u shpreh i entuziazmuar.
“Gjithashtu mezi pres të kaloj kohë me Shoqatën e gazetarëve të huaj në Hollywood, para se Donald Trump t’i dëbojë të gjithë jashtë shtetit”. ironizoi ai kandidatin republikan i cili ka deklaruar se do t’i dëbojë imigrantët nga Amerika, nëse zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit.
“The Tonight Show” momentalisht është ndër emisionet më të shikuara në Shtetet e Bashkuara.
“Globi i Artë”, është ndër ceremonitë më të rëndësishme të sezonit të shpërblimeve që kulmon me ndarjen e çmimeve “Oscars”. Sivjet rreth 18.5 milionë amerikanë e ndoqën këtë program tre-orësh televiziv.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...