3 Gusht 2016 - 18:10
Kur dyshja e formuar në kuadër të ‘labelit’ të famshëm shqiptar “BabaStars” dukej se po rrugëtonte suksesshëm si grup në arenën muzikore, ata u goditën nga ndarja.
Për ta evokuar se si ishte formuar grupi i njohur, tashmë i shpërbërë, Skillz, ua sjellim intervistën e Ledri Vulës dhe Visar Shalës, të realizuar para njëmbëdhjetë vjetësh, në kuadër të emisionit të dikurshëm “ÇA KA’3”, të transmetuar në KOHAVISION.
Ledri dhe Skivi Under Cover ishin të pandashëm në përleshjen e para katër vjetëve ndërmjet anëtarëve të “BabaStars” dhe liderit të OTR, Noyzit, të ndodhur në Aeroportin e Cyrihut në Zvicër.
Mirëpo, ata thuhet së nuk ishin së bashku në zënkën që Ledri e kishte pasur më ish-të dashurin e këngëtares Dafina Zeqiri.
Kjo ishte bërë shkas që reperi Ledri Vula të shkëputë lidhjet përfundimisht me shokun e tij të ngushtë të grupit dhe liderin e “BabaStars”, Getoar Selimi.
Pas kësaj ngjarjeje, të cilësuar si mosmarrëveshje, reperi Vula përkohësisht la muzikën, me pretekstin që të merret me studimet, që në një të ardhme do ta bënin atë me titullin e regjisorit.
Historia e tij e dashurisë me Dafina Zeqirin do ta shndërronte në protagonist të tabloideve, ndërkohë ishte kënga “100 probleme”, në bashkëpunim me bukuroshen Angjela Martini, e cila e riktheu Ledrin përsëri në majat e top-listave të skenës muzikore.
Karrierën muzikore si Skivi ashtu edhe Ledri e zhvilluan pa njëri-tjetrin, i pari duke vazhduar të mbetët besnik i ‘labelit’ “BabaStars”, ndërkohë që tjetri duke bashkëpunuar herë pas here me rivalët e ish-miqve.
Tashmë, dyshja e grupit Skillz vazhdojnë të shihen vetëm përmes ekraneve televizive, duke qenë të angazhuar secili në projektet e veta muzikore, ata që nga ndarja më s’janë përshëndetur më as rastësisht.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...