Bleta që po depërton në muzikën shqiptare [video]

2 Gusht 2016 - 22:48      

Bleta Brovina është një këngëtare e re, e cila nuk ka shumë kohë që ka debutuar në skenën muzikore.

Përkundër kësaj, Bleta është duke punuar vazhdimisht dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj deri tani ka lansuar dy videoklipe, të cilat këngëtarja i konsideron mjaft të suksesshme.

Projekti i fundit i Bletës është kënga me titull "Sa Najs". Të dy këngët që ka lansuar janë ritmike, mirëpo ajo thotë se në të ardhmen do të provojë zhanre të reja muzikore.

Përderisa për secilin detaj të projekteve të deritanishme janë përkujdesur bashkëpunëtorët e saj, në projektet e radhës do të shohim edhe pak nga idetë origjinale të Bletës, raporton Express i KTV-së.

Muzika ka qenë e pranishme në jetën e Bletës që në moshë të re, arsye kjo e cila e shtyu të vazhdojë të merrej me muzikë edhe si profesion.
Këngëtarja planifikon në të ardhmen të vijë më një këngë solo dhe po ashtu pritet të realizojë edhe një bashkëpunim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...