Veçantitë e koncertit të Dua Lipës [video]

2 Gusht 2016 - 20:44      

Të martën e ardhshme këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të mbajë koncert në vendlindje.

7 gushti do të jetë dita kur “Obsesioni i ri muzikor”, bashkë me ekipin menaxhues të saj do të zbarkojë në Prishtinë. Në shenjë përkrahjeje për koncertin humanitar të Duas në Kosovë, por edhe respekti për idenë e saj që koncertin ta mbajë në kryeqytetin kosovar, biznesmeni Behgjet Pacolli ka ofruar aeroplanin e tij privat që ta sjellë Duan në Kosovë, derisa ai është kujdesur edhe për akomodimin. Një gjë të tillë, Pacolli e konfirmoi përmes një interviste të dhënë për emisionin “Express Summer”.

Duke e cilësuar shqetësuese situatën e përgjithshme në vend, ish-presidenti kosovar tha se ndihet i gatshëm që të kontribuojë për imazhin e Kosovës, duke mbështetur talentet e rinj shqiptarë, të cilët po arrijnë sukses jashtë kufijve.

Në anën tjetër, Dukagjin Lipa, babai i këngëtares, është shprehur mirënjohës për mbështetjen e të gjithë atyre që kanë kontribuar për koncertin e vajzës së tij, përfshirë edhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

Pas konfirmimit të performancës së Dua Lipës, po definohen edhe detajet e tjera, me ç’rast në masë të madhe ka asistuar babai i saj. Ky i fundit, për Express Summer, bëri të ditur se deri më tani gjithçka ka shkuar siç është më së miri.

Lipa, njëherësh edhe drejtor i “Republika Communications”, ka zbuluar më shumë detaje rreth programit të koncertit si dhe rreth performancës së këngëtares Dua Lipa.

“Sunny Hill Foundation” është fondacioni bamirës, i themeluar nga këngëtarja shqiptare, në kuadër të të cilit do të shënohet edhe koncerti i parë i saj në trojet shqiptare. Të hyrat që do të mblidhen nga shitja e biletave, por edhe nga donatorët, do t’i shërbejnë këtij fondacioni për përmirësimin e jetës në Kosovë.

Biletat për koncertin kanë dalë në shitje nga 25 korriku. Ato kushtojnë nga 10 deri në 15 euro.

Entuziaste për koncertin në Prishtinë është shprehur edhe vetë këngëtarja, e cila pati bërë të ditur, përmes rrjeteve sociale, se mezi pret që të mbajë koncertin e caktuar për 9 gusht, në parkun e Gërmisë. Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ndryshe e cilësuar si fenomeni më i ri muzikor në Britaninë e Madhe, po prek nga afër shijen e suksesit, pas hiteve të fundit, si “Be the One”, “Last Dance” “Hotter then Hell”, duke fituar kështu vendet e para në shumë klasifikime muzikore në Evropë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...