Takimi i anëtarëve të “On Records” me fansat e tyre [video]

1 Gusht 2016 - 21:44      

Adhuruesit e anëtarëve të labelit “On Records” patën mundësi të kalojnë kohë me idhujt e tyre në një organizim bamirës, që u mbajt të shtunën në dyqanin e disenjatorit Rexhep Zylfiu.

Fansat e Mozzikut, Kidës, Getinjos, Baby G dhe Endrit patën mundësi të jenë më afër tyre se kurrë më parë, ku patën rastin të kalojnë kohë së bashku me ta, e padyshim edhe për t’u fotografuar e marrë autografe.

Lokali MrRex u rrethua me adhurues, të cilët me padurim prisnin të hynin brenda. Vendi me hapësirë jo shumë të madhe u mbush përplot të rinj, të cilët ishin më se të emocionuar për këtë takim me idhujt e tyre. Shumë nga ta treguan edhe gëzim të papërmbajtur, gjë e cila i emocionoi edhe artistët e OnRecords, raporton Express i KTV-së.

Artistët, përveç se kaluan kohë me ta, shpërndanë edhe qindra autografe të mbishkruara në bluzat që blenë fansat.

Ky organizim duket të jetë pritur gjatë nga adhuruesit, e sidomos vajzat e reja që adhurojnë Kidën dhe Baby G.

I kapluar nga emocioni, disenjatori Rexhep Zylfiu, i cili kontribuoi në këtë ide bamirëse, u shpreh në lidhje me pritshmërinë e tij rreth ngjarjes.

Kurse menaxheri i grupit, Meti Elshani, tha se ky tubim është vetëm një fillim dhe se artistët e OnRecords kanë shumë projekte të reja që pritet të vijnë brenda vitit.

Këngëtarët janë duke punuar shumë sa u përket krijimeve të reja muzikore. “Ku je”, “Kokaina” e “Eja” janë vetëm disa nga krijimet e reja që mbajnë vulën e On Records.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...