Brenda albumit me të cilin Stingu i kthehet rockut

31 Korrik 2016 - 11:54      

Është një mëngjes perfekt i së shtunës, por Stingu, i parruar dhe i dërrmuar, është shtrirë në shtrat në një studio të errët në New York dhe po dremitet para se të fillojë punën. Ai ende është duke e rimarrë veten nga performanca e një nate më parë në “Jones Beach Theater” në New York, që ishte koncerti i tij i tretë me radhë në kuadër të turneut veror bashkë me Peter Gabrielin.

“Kjo ishte stërvitje”, thotë ai. “Jam zgjuar qysh prej orës 5:30. Unë jam i biri i një mjelësi lopësh”, përcjell Koha Ditore. Stingu është duke punuar jashtë orarit për ta përfunduar albumin “57th & 9h” (i emëruar sipas udhëkryqit që e kalon para se të arrijë në studio për çdo ditë), që e ka rikthyer atë te muzika rock e kitarës në të cilën nuk ka interpretuar prej dekadash.

“Nuk është album harpash”, thotë ai me buzëqeshje, duke iu referuar “Songs From the Labyrinth” të vitit 2006. “Është më rock sesa gjithçka tjetër që kam bërë tash e një kohë. Ky incizim është një lloj çjerrjeje për gjithçka që bëj, por anija duket se është një gjë shumë energjike. Jam i lumtur ta vë në lëvizje dhe ta shoh sesi do të shkojë”…. (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...